Kanabis vazhdon të kultivohet në vendin tonë. “konfirmimi” më i mirë vjen nga Policia, e cila çdo ditë na bën të ditur se identifikon dhe asgjëson parcela të mbjella me bimën narkotike.Raste më të fundit vijnë nga Kruja dhe Kurbini.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03. 07. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., vjeç 27, banues në fshatin Arameras, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Aramares, në një ambient pronë e tij i janë gjetur dhe asgjësuar 65 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Si edhe gjatë kontrollit të territorit në “Malin e Brretit”, Njësia Administrative Cudhi, u gjetën e asgjësuan 250 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03. 07. 2018, nga kontrollet e zhvilluara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në zonë të pyllëzuar në fshatrat Gallatë dhe Malbardhë janë konstatuar 85 dhe 64 bimë të dyshuara narkotike të cilat janë asgjësuar.

Në vijim, procedohen penalisht 2 kryetarët e fshatrave Malbardhë dhe Gallatë, R. H., dhe Gj. B., 62 dhe 46 vjeç, për nenin 301 të Kodit Penal si dhe shpallet në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. B., për nenin 284 të Kodit Penal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Artikulli paraprakZIHEN ME THIKA, NJERI NË SPITAL, TJETRI NË BURG
Artikulli tjetërÇIKLIZËM, KOLA: SYNOJMË FITOREN ME TË RINJTË