Policia italiane në Ankona ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim nga policia. Mediat italiane raportojnë se ai u identifikua nga stafi qendror i hekurudhës në këtë qytet.

Shqiptari, ideniteti i të cilit ende nuk është bërë publik nga mediat italiane ishte i pastrehë, por pas verifikimeve rezultoi se ai kishte probleme me drejtësinë italiane.

Gjykata e Firences kishte lëshuar për shqiptari një urdhër dënimi.
Pas përfundimit të të gjitha veprimeve shtetas shqiptar u arrestua dhe u shoqërua nga policia në burgun Montacuto.