Policia e Palermos në Itali ka arrestuar një korrier shqiptar droge me 4.5 kg kokainë të pastër, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mbi 130 mijë eurove.

Shqiptari me inicialet S.J është arrestuar ndërsa udhëtonte me automjetin e tij në një nga daljet e autostradës Buonfomello-Termini Imerese, pranë Palermos.

Pas një kontrolli rrugor e me ndihmën e qenit antidrogë Elisir, në automjetin e shqiptarit është gjetur kokaina e fshehur në një vend të modifikuar enkas pranë airbagut në anën e pasagjerit.

Kokaina e cilësisë mjaft të pastër ishte e konfeksionuar në 4 pako me një peshë totale 4.5 kg.

Shqiptari S.J është vënë në pranga e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Artikulli paraprakKOMISIONERI PUBLIK KËRKON SHKARKIMIN E ANËTARIT TË KLP-SË, BESNIK CANI
Artikulli tjetërDHUNA MES ADOLESHENTËVE NË MARRËDHËNIET INTIME, ARQIMANDRITI: NUK BEHET ASGJË PËR TË PARANDALUAR