Në Lezhë nga forcat e policisë, me objektiv rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, kanë vijuar kontrollet, ku si rezultat i tyre, u arrestua në flagrancë shtetasi : Ervin Nika, 30 vjeç, banues në lezhë.

Në automjetin e tij, poshtë sediljes së shoferit, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krehër me 6 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor lezhë për veprën penale ” prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.