Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”,

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponja”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.Në pranga poseduesi i saj.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri,

nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:- Fatjon Boshnjaku 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.