Policia kufitare shqiptare dhe ajo serbe kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në malet e Serbisë.

Tetë oficerë shqiptarë, të patrullimit kufitar po trajnohen në malet e Serbisë, në një stërvitje të përbashkët me policinë serbe.

Lajmin e jep ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale. Ambasada e SHBA sqaron se, “vitin e kaluar, Ambasada Amerikane, nëpërmjet programit të Kontrollit të Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS), dhuroi tetë Automjete Terreni (ATV) për Policinë e Kufirit dhe Migracionit Shqiptar”.

“Këtë javë, programi EXBS ka identifikuar tetë oficerë të patrullimit kufitar për tu trajnuar përkrah Policisë Kufitare Serbe për përdorimin efektiv të këtyre automjeteve në terren të thyer.

Ky trajnim shumë operativ, i cili zhvillohet në malet e Serbisë, do te mundësojë Policinë Kufitare Shqiptare të reagoje në mënyrë efikase ndaj trafikut te paligjshëm përgjatë kufirit të gjelbër shqiptar”.