Policia shoqëroi 5 drejtues makinash, më i riu 14 vjeç, si dhe automjetet e tyre sportive pasi konstatoi se ishin duke garuar me super shpejtësi në Unazën e Re pranë Kopshtit Botanik, duke u kthyer në burim rreziku për drejtuesit e tjerë.

Të rinjtë kanë shfrytëzuar orët e mesnatës për të garuar në rrugë si protagonistët e filmit hollivudian ‘Fast&Furious”. Po në mesnatë shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, u ndalën vrullin të rinjve dhe i kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Të shoqëruar janë, Thimjo. R 40 vjeç, Ergin. G , 18 vjeç, Aldo.A 14 vjeç, A.K 16 vjeç dhe G.Z, 27 vjeç. Të shoqëruarit garonin me mbi 150 km/h në autostradë. “Shoqërimi i këtyre drejtues mjetesh është bërë pasi dyshohen të kenë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive). Këto mjete janë konstatuar duke garuar me njeri-tjetrin në pjesën e autostradës së Unazë së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik”. Policia bën të ditur se gara me makina ka sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës.

Artikulli paraprakFORUMI I PARE EKONOMIK PER BALLKANIN PERENDIMOR
Artikulli tjetërKRIJOHET PARTI E RE “SFIDA PER SHQIPERINE”