Një 24 vjecar është plagosur nga policia mbrëmë në Shkollën e Bashkuar. Ngjarja e ndodhur mbrëmë në darkë është denoncuar përmes pamjeve filmike nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

24 vjecari I plagosur dhe I dhunuar nga policia Sidion Tabaku.Bëhet e ditur se SHCBA ka nisur verifikimin pas denoncimit të deputetit Salianji.

Tabaku ndodhet në spital I plagosur në këmbë.Tabaku deklaroi se policia qëlloi 4 herë në drejtim të tij.

Plagosja me armë e Sidion Tabakut, dhunimi i tij dhe më pas lënia të plagosur në mes të rrugës janë disa nga faktet e kësaj ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Vetë 24 vjeçari Tabaku, I cili ndodhet I plagosur në spital, thotë se ndaj tij është qëlluar 4 herë nga policia.Ai thotë se pas plagosjes është dhunuar sërish nga policët të cilët më pas janë larguar nga vendngjarja duke e lënë të plagosur në rrugë.

Sidion Tabaku thotë se policia e ndoqi e më pas e qëlloi.
“Nuk e dija që po më ndiqnin mua, – tha 24 vjecari, – pasi u rrëzova, ata më dhunuar sërish dhe pastaj u larguan”.

Policia e ka pranuar plagosjen e te riut, Sidian Tabakut ndersa thote se eshte shkaktuar aksidentalisht, ne momentin qe punonjesi i policise ka qene duke mbushur armen, per shkak se ndjekja po behej ne nje zone pa ndriçim.

Pas plagosjes se një te riu nga forcat e policisë struktura hetuese në Ministrinë e Brendshme SHCBA ka konkluduar verifikimin e vet duke proceduar policin për plagosje pa dashje dhe të riun për drejtim të motorrit pa patentë dhe mosbindje të policisë.

Ja njoftimi i plotë i Ministrise se Brendshme:

SHÇBA procedon të riun për mosbidje ndaj policisë dhe drejtim mjeti pa patentë, si dhe efektivin e Policisë për plagosje nga pakujdesia.

Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar.

Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë.

Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme.

Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin. Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës.

Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S.T. është proceduar në gjendje të lirë për “Mosbidje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e Policisë B.B., për “Plagosje nga pakujdesia”.