Policia e Dibrës ka proceduar 9 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas efektivëve të Dibrës, personat e proceduar akuzohen për veprat penale të prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe për ndërtim pa leje.

Njoftimi i policisë:

Policia, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Goditen 9 raste, nga këto: 6 raste të ndërtimeve pa leje dhe 3 raste për “Prerja e paligjshme e pyjeve” Procedohen penalisht 9 shtetas si dhe sekuestrohen rreth 30 m3 lëndë drusore.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur 9 raste.

U proceduan penalisht shtetasit:
D., A. P., dhe H. K, të tre banues në Dibër,
P., dhe A. K., banues në Mat
Sh., banues në Bulqizë

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu u proceduan penalisht:

M., banues në Mat, pasi u kap duke transportuar 6 m3 lëndë drusore, me automjetin tip kamion, pa dokumentacionin përkatës.

S., banues në Bulqizë, pasi në pikën e grumbullimit të subjektit të tij, u konstatuan rreth 20 m3 lëndë drusore e prerë, pa dokumentacion përkatës.
D., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar rreth 4 m3 lëndë drusore me automjetin tip furgon, pa dokumentacionin përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Dibër dhe Mat, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”.

Policia e Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.