30 metër sterë lëndë drusore është sasia e sekuestruar nga policia pyjore në bashkinë Vau Dejës.

Drejtori i policisë pyjore Mark Ndou shprehet se lënda drusore është gjetur në një zonë malore e braktisur dhe pa autor. Drejtori Ndou shprehet se është shqetësuese kur sekuestrohet vetëm lënda drusore dhe nuk kapen autorët, ata që presin pyjet në mënyrë të paligjshme.

I pyetur edhe për arrestimet apo procedimet penale të Inspektorëve të Pyjeve të bashkive në rast kur policia e shtetit asgjeson bimë narkotike cannabis sattiva, drejtori Ndou thotë se një inspektor nuk ka se si të ketë nën kontroll 10 mijë hektarë pyll. Kontrollet e policisë pyjore për sekuestrimin e lëndëve drusore që priten në mënyrë të paligjshme do të vijojnë në zbatim të moratoriumit që ndalon prerjen e pyjeve.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR BAJRAM, SYTARI: E PADËGJUAR, TË REAGOJË KMSH
Artikulli tjetërSHKRESË PËR RRUGËN E DUKAGJINIT, QEVERIA: S’KA FONDE