Edhe pse policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së Partisë Demokratike për të marrë leje për zhvillimin e protestës, që pritet të mbahet ditën e martë para Kuvendit të Shqipërisë,

Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë ku ndër të tjera orët e fundit ka instaluar kamera me rezolucion të lartë që mundësojnë identifikimin e protestuesve me anë të zoom-it.

“Janë 6 kamera sigurie që janë instaluar nga policia e shtetit në vende të ndryshme për të pasur një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve.

Tre kamera sigurie janë vendosur në sheshin pranë parlamentit dhe qendrës tregtare, dy kamera janë të fiksuara ndërsa një e lëvizshme që do monitorojë të gjitha lëvizjet në këtë pjesë rtë sheshit.

Një tjetër kamer është vendosur në pallatin që ndodhet ngjitur parlamentit e cila ka një pamje të qartë të protestuesve që vinë nga rruga e Elbasanit.

Një tjetër kamer është vendosur në hyrje të kalasë së Tiranës për të monitoruar dhe lëvizjet e mundshme të protestuesve në këtë zonë. Ndërkohë një kamer e lëvizshme tjetër është në sheshin pranë hyrjes së Kuvendit” .

Masa të tjera pritet të merren edhe gjatë ditës së nesërme.
Mendohet se do të jenë mbi 1000 efektivë që do të angazhohen për protestën dhe do të jenë të vendosur në të njëjtin pozicion si në protestat e shkuara të opozitës.