Drejtori i Qarkullimit Rrugor në Policia e Shtetit Mit’hat Tola përmes një deklarate për mediat është shprehur se Policia Rrugore ka marrë disa masa shtesë për trafikun në sezonin e verës për të shmangur aksidentet.

Ai theksoi se në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Sipas tij, si rezultat i angazhimit dhe mbulimit më të mirë të akseve rrugore por edhe akseve dytësore, si dhe falë masave ndërgjegjësuese gjatë muajit të fundit Korrik 2018 janë parandaluar ndjeshëm aksidentet.

Janë shpëtuar 9 jetë njerëzore më shumë, se e njëjta periudhë e 1 viti më parë, në aksidente rrugore. Ndërkohë ka pasur 33 plagosje të rënda më pak se e njëjta periudhë.

Gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka arrestuar 85 drejtues automjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe 151 drejtues mjetesh janë arrestuar për mungesën e lejes së drejtimit.

Janë gjobitur rreth 490 mijë drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar, mospërdorim i rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes është shumë herë më i shtuar në disa akse rrugore,

kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit,

të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë semaforët, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore si çdo fundjavë do vijojë me kontrolle të shtuara, e kjo jo për të rritur sasinë e gjobave, por për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht apelojmë këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit: të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet.

Nga vëzhgimet në akset rrugore rezulton se shumë këmbësorë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit duke u kthyer në burim aksidenti. Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj,

si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Artikulli paraprakTEATRI/ META KTHEN LIGJIN NË PARLAMENT: JA 9 SHKELJET QË DUHEN RISHQYRTUAR! PS: DO E RIVOTOJMË
Artikulli tjetërZHDUKET MISTERI: VAJZAT BINJAKE U GJETËN TË DJEGURA NË KRAHËT E GJYSHËRVE