Policia e Shkodrës ka publikuar fotot e personave më të kërkuar në këtë qark dhe fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke ju garantuar anonimatin.

Janë 31 persona te shpallur ne kerkim nga të cilët tre jane dhe te denuar me burg per jete.Policia e Shtetit ka publikuar listën e 31 personave më të kërkuar në Qarkun e Shkodrës, shoqëruar edhe me skedat e tyre.“ Pjesa më e madhe e të shumëkërkuarve,

rezultojnë në kërkim për vrasje.Të shumëkërkuarit janë: Besnik Zykaj nga Vlora, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit; Dedë Strokaj nga Shkodra, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje;Shpëtim Puka nga Shkodra,

i dënuar për vrasje në rrethana cilësuese me burgim të përjetshëm; Nikë Abdija nga Shkodra, i dënuar për vrasje në rrethana cilësuese; Leonard Bracaj nga Malësia e Madhe i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim;

Agron Çekiçi nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Agostin Shllaku nga Shkodra i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Ilir Bajrami nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Gjithashtu të kërkuar janë edhe, Lekë Ndou nga Shkodra, i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Nikë Tonaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Pëllumb Markaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Selahedin Kosi i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Valentin Ftoni, i dënuar me 25 vite burg për vrasje;

Valentin Shllaku i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Ylber Nika i dënuar me 25 vite burg për vrasje; Lush Pjollaj i dënuar me 23 vite burg për vrasje; Gjergj Qukaj i dënuar me 23 vite burg për vrasje; Bib Nikja i dënuar me 22 vite burg për vrasje;

Fran Preldakaj i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Valentin Vukelaj i dënuar me 22 vite burg për vrasje; Ardian Narkaj i dënuar me 21 vite burg për vrasje; Avni Balozi, i dënuar me 21 vite burg për vrasje; Aleks Livadhi i dënuar me 20 vite burg për vrasje; Sadetin Erkoçeviç i dënuar me 20 vite burg për vrasje.

Po ashtu në kërkim janë edhe, Andi Marku i dënuar me 20 vite burg për vrasje, Arben Llukaj i dënuar me 20 vite burg për vjedhje me armë; Agron Hotaj i dënuar me 16 vite burg për vrasje;

Eduard Vushaj i dënuar me 16 vite burg për vrasje; Xhevahir Kurtaj i dënuar me 60 vite burg për vrasje; Tonin Lumaj i dënuar me 14 vite burg për vrasje; Françesk Vala, i dënuar me 8 vite burg për rrëmbim personi.