Policia e Shkodres ka bere publik versionin zyrtar te shoqerimit te tre anetareve te FRPD ne Shkoder.

Sot, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër shoqëruan shtetasit B.Z. 25 vjeç, E.I. 26 vjeç dhe A.B. 28 vjeç, për të dhenë sqarime mbi organizimi e protestës para Gjykatës së Apelit Shkoder, zhvilluar me datë 20.04.2018.

Deklarimet jane marre konform procedurave ligjore.

Për këtë rast ndiqen në gjendje të lirë dhe do referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të këtyre shtetasve, parashikuar nga neni 262 e 274 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPELEGRINAZHI NË KISHËN E LAÇIT
Artikulli tjetërMERKEL PAS TAKIMIT ME RAMËN: SHQIPËRIA KA PROGRES, VENDOSIM NË DITËT E ARDHSHME PËR NEGOCIATAT