Teksa një ditë më parë studentë të Fakultetit të Drejtësisë u izoluan brenda ambienteve të këtij institucionit arsimor duke bllokuar dyert dhe korridoret me banka, policia private ka ndërhyrë gjatë natës për të liruar hapësirat e godinës, duke pasur kështu edhe disa momente përplasje me studentët që ndodheshin aty.

Dhjetëra efektivë kanë mbërritur në Fakultetin e Ekonomisë, në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e Fakultetit por kanë hasur në rezistencën e studentëve

Ndërhyrja e policisë kjo ka sjellë tensionimin e situatës dhe përplasjen e efektivëve privatë me studentët. Këta të fundit kundërshtuan veprimin e policisë dhe vendosën të qëndrojnë gjithë natën në auditore.

Pasi kanë larguar bankat nga korridoret dhe për rrjedhojë kanë hapur dyert, policia private është larguar nga ambientet e brendshme të Fakultetit Juridik dhe studentët kanë vazhduar të qëndrojnë nëpër auditore, duke kaluar natën aty.

Prej paradites së djeshme një grup studentësh të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik u ngujuan në sallat e leksioneve dhe bllokuan dyert me tavolina dhe karrige.

PUBLICITET