Arritja e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës duket e largët.

Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar të një nga grupeve të punës, ai i oponencës, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si tallje për shqiptarët draftin e përgatitur nga qeveria për ‘Zgjedhore’, duke theksuar se opozita e bashkuar nuk është dakord me asnjë nga pikat e saj. Për të argumentuar qëndrimin e opozitës, Alibeaj, i cili është edhe kryetar i këtij grupi pune, solli tre shembuj.

“U diskutua edhe drafti i bërë publik nga ana e qeverisë dhe zgjidhjet që janë dhënë në këtë draft tregon qartësisht dhe seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale, por të konstatosh që psh për çështjen më të rëndë, shitblerjen e votës, me një deklaratë që bën Rama, “O sheshi Skëndërbej, që nuk do vjedh më vota”.

Të adresojnë çështjen e parave të pista në fushatë, duke thënë se do gjobiten ata që marrin para, kjo është tallje më e rëndë, dhe jo seriozitet. Reformë reale është të diagnostikojë realisht problemet e zgjedhjeve dhe të gjejë zgjidhjen efektive, ndryshe do të ishte tallje se të gjithë e kuptojnë qe vetëm reformë nuk është, por për t’u hedhur hi në sy shqiptarëve dhe ndërkombëtare.

Presioni ndaj administratës, që të kuptohet dhe presioni i nxënësve besoj se është tallje me shqiptarët. Jo vetëm modestisht jemi të pozicionuar për një reformë reale, për t’i dhënë shqiptarëve votën e lirë dhe të ndershme, që do duhet të bëjë ndryshimin në dorë të shqiptarëve.

Për këtë ka qenë mbledhja e grupit të opozitës së bashkuar. Ne jemi të vendosur se ajo që do të quhet reformë reale, të gjejë zgjedhjet efektive ndryshe do të ishte tallje. Axhenda jonë është totalisht e orientuar nga Bundestangu, kërkon Reformë Zgjedhore reale dhe në të gjithë atë dokument gjermanët thotë ato që ka thënë opozita. Ai që shkakton shitblerjen e votës, do duhet të ndëshkohet. Qeveri tranzitore, kjo është zgjidhja racionale për zgjidhjen e problemit të shitblerjes së votës’, tha Alibeaj.

Opozita e bashkuar në kushtet kur ka bojkotuar komisionin ka zgjedhur që të punojë me një “tryezë paralele” për Reformën Zgjedhore. Produkti i opozitës pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh, ndërsa drafti do i dërgohet ambasadorit të OSBE-së për t’ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur pikat e përbashkëta.

Opozita ka vendosur që grupet e punës të jenë tre dhe që të drejtohen nga ish-deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Tre grupet e punës së opozitës për Reformën Zgjedhore
Grupi i oponencës; Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho
Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi; Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari.
Grupi i vullnetit politik: Oerd Bylykbashi

Artikulli paraprakMETA: DO DYFISHOJMË PËRPJEKJET PËR TU ANËTARËSUAR NË BE
Artikulli tjetërSTOLTENBERG: PO VLERËSOHET SI MUNDËSI NJE BAZË DETARE E NATO-S NË SHQIPËRI