VENDIMI I KËSHILLIT SHTYHET PËR TË HËNËN.Bordi mbikqyrës i Vllaznisë, është kthyer në një mollë sherri për Këshilltarët e Bashkisë  së Shkodrës të cilët nuk kanë arritur të bien dakort, për emrin e një Këshilltari që të ishte në bordin drejtues.

Pikërisht ky emër ka bërë që mbledhja e Këshillit të shtyhet për ditën e hënë. Kjo mbledhje e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me debate të shumta, sidomos në kampin e djathtë, apo siç preferuan dhe këshilltarët ta cilësonin, në forcën e djathtë politike. Mwgjithatw debatet kanw qenw tw shumta.Më shumë se një mbledhje Këshilli Bashkiak që duhej të merrte vendime për Vllazninë, ai u transformuar në një arenë politike, se kush nga partitë të kishte përfaqësuesin e tij në bordin e Vllaznisë. Siç duket, Vllazninë vetëm ditë të vështira do ta presin në të ardhmen. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/oVNIgbYXIJY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]