Me rastin e festës së Fiter Bajramit politikanët shqiptare kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit.Presidenti Ilir Meta në mesazhin e urimit shprehet.

Gëzuar Festën e Bajramit të Madh!
Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!

Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.

Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:
Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!
Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

Ndërsa në një urim të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotografi të Xhamisë së Namazgjasë, që është pranë përfundimit.

Rama shkruan, “Mirmëngjes dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj Gëzuar Bajramin”.

Ndërkohë edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është bashkuar me urimet e shumta në këtë ditë feste dhe ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një urim për të gjithë shqiptarët që e festojnë.

“Nga zemra ju uroj të gjithë shqiptarëve e në veçanti agjëruesve të Ramazanit: Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha

Nuk kishte si të mungonte as urimi i Ambasadorit Amerikan Donald Lu i cili
thekson se : “Udhëheqja juaj është e rëndësishme për komunitetet tuaja, por edhe për Shqipërinë, ndërsa përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit.

Viti i ardhshëm ju sjelltë gëzim, begati dhe paqe!”

Artikulli paraprak“TË PËRMBYTURIT VAZHDOJNË TË PËRMBYTEN”
Artikulli tjetërKONCERT NGA NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MUZIKËS