Lideret politik kanë zgjedhur rrjetet sociale për vitin e ri. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një mesazhi në facebok thotë se 2019 ka ardhur pa lloto dhe me mbështetje për ciftet e reja.

Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij uron që 2019 të jetë viti i negociatave me Be-në.

Uroj që Viti 2019 të realizojë dëshirën e madhe të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe të na sjellë më pranë ëndrrën e bukur të të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve,

“ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”, duke na ftuar, gjithë secilin prej nesh, të dhurojmë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, fëmijët tanë, prindërit e të afërmit, fqinjët e miqtë tanë, për familjen shoqërinë e vendin tonë të mrekullueshëm!

Gëzuar Vitin e Ri 2019! Ju uroj shëndet, gëzim e hare, paqe, shpresë e mirëqenie, dashurie e mirësi për njëri-tjetrin! Le të na shoqërojnë këto urime e ndjenja pozitive për gjatë gjithë vitit që po troket!” shkruan Meta.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar vitin e ri duke bërë thirrje për shpresë dhe optimizëm se ditë më të mira do të vijnë për familjet shqiptare. Të dashur bashkëqytetarë, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2019!‬

‪Le të nisim bashkë këtë vit të ri plot me shpresë dhe optimizëm se ditë më të mira për familjen tonë të madhe kemi përpara!‬
‪Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja shkruan Basha

Artikulli paraprakNDËRRIMI I VITEVE NË QYTETET E SHQIPËRISË
Artikulli tjetër“FESTIMET, ASNJË RAST SHQETËSUES NË URGJENCË”