Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit e cila njihet si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut.

Politikanët shqiptarë kanë uruar festën për besimtarët bektashianë. Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit i shoqëruar dhe nga vajza e tij. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka uruar këtë festë për besimtarët besktashianë duke prezantuar edhe hapjen e amfiteatrit në Parkun e Tiranës.

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

Kryetari i Kuvendit Ruҫi ka uruar besimtarët bektashianë me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

“Sulltan Novruzi, rigjallërim i natyrës, gëzim në jetët njerëzore. Bektashizmi është legacia jonë e tolerancës. Mirëkuptimi fetar, eliksiri drejt tolerancës politike. Një urim të veҫantë për shqiptarët në Miҫigan e Diasporë”, uron Ruçi.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Sulltan Novruzit duke ndarë më ndjekësit edhe pamje nga transformimi i teatrit në Parkun e Tiranës.

‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga transformimi i Amfiteatrit në Parkun e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë dhe Gëzuar Sulltan Novruzin’, shkruan Rama bashkëngjitur videos.

Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Sulltan Novruzit së bashku me vajzën e tij. “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!” shkuan Meta.

Urimi i plotë i Metës:

Të dashur miq,
Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

Artikulli paraprakBASHA KUJTON FITOREN E PARË TË DEMOKRATËVE: 27 VITE TË DHIMBSHME, VENDI NË UDHËKRYQ
Artikulli tjetërGJERMANIA LIGJ TË RI PËR FAMILJEN: 1,3 MILIARDË EURO PËR FËMIJËT E VARFËR