LAJME
U AKUZA SE VOTOI NË EMËR TË DEPUTETVE TË OPOZITËS,REAGON BALLA

Pas fotove dhe akuzave që kanë qarkulluar ditën e ...

KRYEMADHI-RAMËS: SA TË MARR FRYMË, NUK DO PISH KAFE I QETË

'Ndalimi i anëtareve të LRI, me urdhër të Ramës'. ...

VOTIMI PËR KRYEPROKURORIN, PD NXJERR PROCESVERBALIN: I PAVLEFSHËM

Deputetët e Partisë Demokratike denoncuan ...

AMBASADA E SHBA: KRYEPROKURORI QË REFUZONTE TË HETONTE POLITIKANET IKU

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ...

MBYLLET MBLEDHJA PD-LSI: NGA JANARI PROTESTA INTENSIVE

Përfundon mbledhja e përbashkët e grupeve ...

BASHA- BERISHA: QEVERIA PO KAP DREJTËSINË

Në oborrin e parlamentit kreu i PD-së Lulzim ...

“SHKODRA 2017” TURNEU I HANDBALLIT

Të dielën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ...

VLLAZNIA B – TËRBUNI, NJË TJETËR HUMBJE PËR SHKODRANËT

Vllaznia B ka pësuar një tjetër humbje në ...

KALAJA: MORËM NJË FITORE ME VLERA

Ka qënë protagonist mjaft i rëndësishëm në dy ...

“YJET E SË ARDHMES” ME TINKA KURTIN

Në vazhdën e festimeve për 85-vjetorin e aktores ...

RAMA: KY ËSHTË TURPI I OPOZITËS

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë ...

VASILI: VETTINGU VDIQ, SOT KRYEMINISTRI ËSHTË EDHE KRYEPROKUROR

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit ...

PROFILI I KRYEPROKURORES SË PËRKOHSHME ARTA MARKU

Arta Marku 41-vjeçarje u diplomua në shkollën e ...

MES TYMIT NË KUVEND BETOHET KRYEPROKURORJA E PËRKOHSHME

Kuvendi i Shqipëris ka votuar mes tensioneve Arta ...

“TYM E FLAKË”, ARTA MARKU KRYEPROKURORE

Mes kaosit dhe tymueseve në sallën e Kuvendit dhe ...

PROTESTUESIT PËRPLASEN ME POLICINË, TENSION PËRPARA PARLAMENTIT

Protesta e opozitës përpara parlamentit ka ...

KRYEMADHI: RAMA FRIKACAK, PARLAMENTI TREGOI SE I PËRKET HABILAJVE

Kryetari i LSI, Monika Kryemadhi përpara ...

SERISH PERPLASJE FIZIKE NE KUVEND

Tensione sërish në Kuvend në momentin kur Ruçi ...

BERISHA, “DHEMB PËR DHËMB” NË KUVEND

 Pas pushimit prej 5 minutash Kryetari i Kuvendit ...

KRONIKE
DO U SHEMBET BANESA FAMILJA KËRCËNON ME VETËFLIJIM

Banesa e familjes Hoxha pranë ministrisë së ...

POLICIA TREGON SA EFEKTIVË JANË PLAGOSUR, HESHTJE PËR QYTETARËT

Policia ka reaguar në lidhje me dhunën në ...

RRËSHQET NGA FURRNELLI I GALERISË SË MINIERËS, PLAGOSET I RIU

Një 27- vjeçar është plagosur gjatë ditës së ...

KANOS NËNËN ME THIKË, ARRESTOHET 25-VJEÇARI

Një 25-vjeçar ka kanosur me thikë nënën e tij ...

MARKETING
PËR REKLAMIMIN E BIZNESIT TUAJ: NA  KONTAKTONI NË KËTË Nr.CEL: 069 60 95 654 OSE  E-MAIL marketing@starplus-tv.com  -------------- AUTOSERVIS "MILANO": I SPECIALIZUAR NE ITALI QE NE VITIN 1994 PER RIPARIMIN E KARROMBOLEVE DHE LYERJEN E MAKINAVE ,LYERJE CILESORE NE FURRE DHE PJEKJE BOJE ME 10 VJET GARANCI, SALDIME PLASTIKE, PASTRIM FENERESH,SHERBIME MEKANIKE DHE XHENERIKE C'DO GJE QE NEVOITET PER RIPARIMIN E MAKINAVE. C'DO TE HENE  PUNIMET E PARA JANE ME 50% ZBRITJE. KEMI  KURSE PER LYERJE MAKINASH.  NA GJENI: SUPERSTRADA SHKODER-TIRANE Km 1, TEL:0693598783  -------------- "PIAZZA PARK": GJITHMONË ME SHËRBIMET MË TË MIRA, BAR DHE RESTORANT ME KUALITETIN MË TË MIRË. PICA FURRE DRURI, PICA TAXI, GJITHASHTU DHE PASTIÇERI FANTASTIKE. FËMIJËT GJEJNË ARGËTIM NË KËNDIN E TYRE TË LOJRAVE. NË AMBJENTET TONA FAMILJA BASHKOHET PËR TË KALUAR ORËT MË TË BUKURA. TELEFONONI NË NUMRIN: 022249090  ADRESA: SHESHI "LUIGJ GURAKUQI", SHKODËR    -------------- RESTORANT "SPAGHETI & FISH COLOSSEO", TIRANË:  QETËSIA E AMBJENTIT DHE SHIJA E PRODHIMEVE TË DETIT JU SHOQËROJNË NË CDO STINË TË VITIT. JU MUND TË ZGJIDHNI DHE TË SHIJONI PESHKUN E FRESKËT, TË SHIJONI SPAGHETI SI ASKUND TJETËR, TA SHOQËRONI ME VERËRAT MË CILESORË. MIKPRITJE TRADICIONALE, ÇMIME TË ARSYESHME. ADRESA: TEK KRYQEZIMI I "21 DHJETORIT", 150 m PAS HOTEL "MONDIAL". RRUGA "KONGRESI I LUSHNJES" Nr.14, TIRANË. TEL 042240133 & CEL 0692074555.JU MIREPRËSIM 

RAMA FTESË OPOZITËS: TRYEZË PËR KRYEPROKURORIN DHE PAKT KOMBËTAR PËR EUROPËN

  • E enjte, Dhj 07 2017

Kryeministri Rama përmes rrjetit social Facebook ka reaguar një ditë para mbledhjes së Parlamentit për të diskutuar për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, bën thirrje për bashkëpunim nga opozita për gjetjen e një emri të përbashkët për Kryeprokurorin e përkohshëm, jo vetëm për daljen nga situata, por edhe për nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe çdo përfaqësues i opozitës qe ka lidhje me partnerët ndërkombëtarë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurrimin e tyre të brendshëm që të aprovojnë çeljen e derës së negociatave për Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama.

Statusi i plotë i kryeministrit Rama

A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam? Shqipëria është në vigjilje të një takimi me historinë, sepse në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset nëse do t’i çelim dot apo jo negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian; nëse do të ngjisim një shkallë themelore vlerësimi nderkombëtar për vendin tonë, e për rrjedhojë edhe pjekurie të re në sjelljen politike ndaj atdheut tonë të përbashkët, apo nëse do ta humbasim këtë shans historik për t’u afruar më shumë se kurrë më parë me Bashkimin Europian; nëse do të punojmë të gjithë, së bashku, për ta fituar sfidën e çeljes së negociatave apo do ta humbasim edhe për fajin tonë, takimin me historinë… Sepse po, jemi shumë afër kësaj mundësie të shumëpritur, siç e konfirmoi së fundmi me zë e me figurë përpara opinionit publik shqiptar e europian, edhe vetë Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, deri dje i heshtur në raport me Shqipërinë.

Por gjithashtu po, kemi ende shumë për të bërë, që distancën e shkurtuar tanimë maksimalisht, ta zerojmë në këta gjashtë muaj duke u përballur të bashkuar, centimetër për centimetër, deri me skeptikun më të fundit në rreshtin e gjatë të vendimmarrësve europianë. Dhe nëse këtë copë rruge deri në qershorin 2018, e bëjmë të ndarë si deri më sot, me qeverinë që flet në emër të vendit e me opozitën që bën politikë të brendshme kur flet me faktorët jashtë vendit, rrezikojmë që të ngatërrohemi me këmbët tona në centimetrat e fundit dhe pastaj, eh, pastaj të detyrohemi të presim kushedi sa kohë që të na riparaqitet mundësia historike. Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që,,të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë.

Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e nje mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkepunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Unë i di mirë besoj pikat ku opozita ndahet me ne, po besoj e di mirë edhe cdo përfaqësues i opozitës qe ka lidhje me partnerët ndërkombëtarë, se ata nuk e aprovojnë ekspozimin në gjuhë të huaj të dasisë së egër të politikës tonë të brendshme. Dhe jo vetëm nuk e aprovojnë, por ka ndër ta që e përqeshin dhe e përdorin si argument, për ngurrimin e tyre të brendshmëm qe të aprovojnë çeljen e derës së negociatave për Shqipërinë. Natyrisht opozitës nuk i kërkon kush qe të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë.

Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam. Të thjeshtë, të qartë dhe serioz. Me disa hapa të përbashkët drejt çeljes së negociatave (dhe pse jo edhe përtej nëse ka mundësi në rrugën e arsyes), si shprehje e vullnetit të mirë për ta vënë Shqipërinë mbi partitë dhe axhendën e përbashkët kombëtare mbi axhendat e përveçme të politikës së ditës. Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t’i çelur negociatat për anëtarësim. Të cilat kësisoj, do të ishin një fitore e madhe e vendit në arenën ndërkombëtare. Një fitore madhe e politikës ne tërësi dhe e asnjë pale në veçanti. Një fitore e madhe e të gjithë shqiptarëve pa dallim.

Publikuar ne POLITIKE
Aktualitet
NGA PËRPLASJET JASHTË KUVENDIT U PLAGOS DHE NJË EFEKTIV I "SHQIPONJAVE"

Një efektiv i "Shqiponjave" është plagosur gjatë ...

SINJALISTIKA NË RRUGËN E PREKALIT!

Kjo pjese e rruges qe lidh qytetin e Shkodres me ...

LUMI KIR RRËZON SHTYLLAT E ENERGJISË

Vershimi i lumit Kir demtoi disa shtylla dhe ...

Kush eshte online

Momentalisht janë online 302 vizitor

FARMACI VITA
Adresa :Përballe Universitetit “Luigj Gurakuqi”

  • Studio e Hapur
  • Star Sport

Publicitet