Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me nënkryetarin e Parlamentit të Polonisë Terlecki. Ai u shpreh gjatë vizitës në Tiranë se vendi i tij është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Nxisim KE të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë. 27 eurodeputetët polakë, pro negociatave në mbledhjen e parë të PE. Zgjerimi i Europës, prioritet para forcimit të BE-së” tha ai.

Shqipëria pak ditë më parë mori rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave, ndërsa tashmë pritet vendimi.

Artikulli paraprakKOSTOJA EKONOMIKE DHE MUNGESA E STAFIT, PLANIFIKOHET MBYLLJA E 9 GJYKATAVE
Artikulli tjetërSTAR TREND – 06.06.2019