Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ka shënuar një rritje prej rreth 1.2 milionë persona në krahasim me vitin e kaluar duke arritur në mbi 82 milionë banorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) bëri të ditur rezultatet e sistemit të regjistrimit të popullsisë për vitin 2018 të bazuar në adresa.

Sipas kësaj popullsia e vendit e cila në vitin 2017 ka qenë 80.810.525 banorë theksohet se me një rritje prej 1.193.357 persona në fund të vitit 2018 ka arritur në mbi 82.003.882 banorë.

Gjithashtu bëhet e ditur se përqindja e popullsisë së gjinisë mashkullore është 50.2 për qind (41.139.980 persona) dhe popullsia e gjinisë femërore në 49.8 për qind (40.863.902 persona).

Po ashtu theksohet se Stambolli është qyteti më i madh me një popullsi prej 15.067.724 banorë ndërsa më pas vijnë qytetet si Ankaraja me 5.5 milionë banorë dhe Izmiri me 4.3 milionë banorë.

Ndërkohë norma vjetore e rritjes së popullsisë e cila në vitin 2017 ishte 12.4 për 1.000 banorë, në vitin 2018 është rritur në 14.7 për 1.000 banorë.

Artikulli paraprakKOKAINË DHE KANABIS, PRANGA TRE SHQIPTARËVE NË ITALI
Artikulli tjetërKUR DALJA NGA SHTËPIA KTHEHET NË TMERR, QYTETI QË PO MBYT BANORËT