Gjatë përmbytjeve kur uji kishte mbuluar toka dhe shtëpi në zonat e nënshkodrës nga përfaqësues të qeverisë u delarua se gatishmëria është e plotë për menaxhimin e situatës. Po ashtu zv kryeministrja Senida Mesi pati thënë se qeveria shqiptare do të marrë masat e nevojshme për evidentimin, vlerësimin dhe minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ndërsa ditët po kalojnë kur kemi lënë pas këto përmbytje, askush nuk po kujtohet për kompensimin e këtyre banorëve. Njëri prej përfaqësuesve të banorëve të përmbytur të zonës së nënshkodrës Paulin Macaj shpreh habi sesi qeveria qëndron indiferente përballë kësaj situate.

Macaj shprehet se cdo ditë nga zona e Dajcit ka largime të shumta , ku banorët po detyrohen të braktisin vendin e tyre për shkak se jeta aty është bërë e padurueshme.
Kauza e banorëvë të përmbytur sic është protesta nuk do të ndalet nëse nuk ka një reagim nga qeveria.

Sikurse e ka përmendur edhe në inspektimet e saj të mëparshme në Obot dhe Anën e Malit gjatë ditëve të përmbytjeve, Zëvendëskryeministrja Mesi tha se pasi të tejkalohet situata kërcënuese në të cilën gjendemi,

do të ngrihet një grup pune me aktorët në nivel vendor e qendror si edhe ekspertë të fushës në mënyrë të tillë që të bëhet një analizë e plotë e situatës dhe të ndërtohet një plan veprimi për parandalim dhe zgjidhje afatgjatë te përmbytjeve në Shkodër. Tashmë kjo pritet për tu parë.

 

Artikulli paraprakIDEA, TAKIM ME STUDENTËT E ADMINISTRIM- BIZNESIT
Artikulli tjetërLEZHË, NDIHMA PËR FEMIJËT NË NEVOJË