Kuvendi i Shqipërisë votoi ditën e djeshme pas 12 orësh diskutimesh, debatesh dhe tensionesh të forta projektligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por gjatë Kuvendit, ishte fotografi Agim Rama që na solli disa detaje që kamerave u kanë shpëtuar.

Edhe pse në seancë po zhvilloheshin debate të forta, mesa duket për katër deputetët e LSI-së nuk kanë qënë mjaftueshëm.

Deputetët Monika Kryemadhi, Luan Rama, Kladja Gjosha dhe Petrit Vasili janë parë duke lundruar në rrjetet e tyre sociale pa i kushtuar shumë vëmendje asaj çfarë po ndodhte në sallë.

Në kahun tjetër të Kuvendit por në të njëjtin “kah”, u panë tre deputetët Myslim Murrizin, Luan Baçi dhe Nard Ndoka, të pandarë nga njëri-tjetrin.

Ndrëkohë edhe jashtë Kuvendit pamjet kanë qënë shumë interesante, deputetja Oriola Pampuri i ka qëndruar shumë “besnike” ngjyrave të partisë së saj, duke zgjedhur blunë për ngjyrën e fustanit të saj.

Ndërsa deputetja tjetër, Grida Duma “ka tradhtuar”, duke u veshur me të kuqe.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është parë i buzëqeshur nën shoqërinë me Monika Kryemadhin, edhe pse kryetarja nuk dukej edhe shumë e lumtur.

Ndërsa brenda në Kuvend, Monika e “tradhëtoi” Berishën me Bashën, me të cilin u pa duke folur në një cep.