Arredimi I banesave, është faktori kryesor që rrezikon jetën tonë ndërkohë që bie tërmet. Kështu është shprehur Agustin Pepkolaj eksperti pranë Shërbimit Zjarrëfikës në Lezhë I cili tregon se një problem I cili evidentohet në pothuaj të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti është stili I arredimit të brendshëm ku nuk janë ruajtur hapësirat e nevojshme.

Sipas ekspertit divanët, tavolinat duhen të vendosen larg dritareve orendive si rafte me pasqyra.

Eksperti tregoi edhe mënyrat e shpëtimit në rast tërmeti kur ne ndodhemi në rrugë, në stadium ndërkohë ka edhe një këshillë për personat paraplegjikë.

Eksperti pranë Shërbimit Zjarrëfikës në Lezhë Agustin Pepkolaj bëri të ditur se pavarësisht situatave në të cilat ndodhemi kur bie tërmet, e rëndësishme është që të ruajmë veten dhe të qëndrojmë pa lëvizur deri në çastin kur lëkundjet e tokës të pushojnë.

Këto këshilla dhe të tjera, eksperti nga Lezha I dha edhe në emisionin “Info Plus” të moderatores Noela Pjerëza

Artikulli paraprakSTAR TREND – 4 BAND
Artikulli tjetërSHKODËR-KOPLIK, AKSIDENT ME KATËR TË PLAGOSUR