Vitet e fundit në Postribë me qindra nxënës kanë braktisur bankat e shkollës dhe janë larguar jashtë vendit, kryesisht për në Gjermani dhe Angli me ose pa familjen.

Braktisja e shkollës dhe ikja drejt vendeve të Bashkimit Europian është një fenomen i cili vërehet cdo ditë në këtë zonë. Këtë e konfirmon kreu i njësisë administrative Postribë Altin Shabaj i cili e rëndit këtë zonë si ndër më të vërfërat në rang kombëtar

Ndërkohë Shabaj nuk lë pa shigjetuar kryeministrin Rama bashkë me qeverinë që sipas tij ashtu sic kanë harruar të gjithë shqiptarët po bëjnë edhe me Postribën

Emigrimi i nxënësve me prindërit në Postribë ka bërë që gradualisht shkollat 9-vjeçare kryesisht pothuajse të boshatisen. Emigracioni por dhe lëvizja brenda vendit e familjeve janë arsyet kryesore që kanë reduktuar ndjeshëm numrin e nxënësve një fenomen ky që po vihet re në shumë shkolla të qarkut shkodër

Artikulli paraprakRIATDHESOHEN 50 SHQIPTARË NGA FRANCA
Artikulli tjetërKUKËSI I VË TRAUN EDI RAMËS, PROTESTUESIT PËRPLASEN ME POLICINË