Dhjetra banesave në fshatrat Dragoc, Kullaj, e Boks të njësisë Postribë era e fortë i ka fluturuar catitë dhe oxhaqet nga vendi e po ashtu ka shkulur portat e banesave të cilat i gjen të rrëzuara në tokë.

Era e fuqishme ka rrezuar pemë të mëdha në rrugë e po ashtu edhe pemë ulliri duke i shkaktuar kështu një dëm financiar banorëvë të këtyre fshatrave.

Disa banorë që janë ndër më të moshuarit aty, tregojnë se të tillë furtunë nuk e kishin përjetuar asnjëherë më parë

Ndërkohë era ka dëmtuar catinë e këtij objekti në të cilin Kujtim Plangaj magazinon prodhimet bujqësore të cilat i ka për shitje.

Zona e Postribës raportohet deri tani se është ndër më të dëmtuarat në qarkun e Shkodrës si shkak i erës së fortë e cila ka krijuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në këtë zonë