Kujtim Plangaj është një nga fermerët në fshatin Boks të njësisë administrative të Postribës i cili prej 30 vitesh merret me kultivimin e qepës. Këtë sezon prodhimi i qepës është i bollshëm, por çmimi tepër i ulët bën që të mos nxjerrë dot as shpenzimet e mbjelljes dhe punës së puntorëve.

Përhapja e pandemisë fermeri thotë se ka ndikuar negativisht edhe më shumë tek kultivimi i qepës.

Kujtim Plangaj shpreson që këtë prodhim ta shesë gjatë muajve të dimrit, përndryshe ka frikë se humbjet do të jenë më të mëdha se vitet e tjera duke e quar drejt falimentimit.

Fermeri tregon se gjatë këtyre viteve nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, në mënyrë që ta ndihmojë për të kaluar këtë krizë që hasë pothuajsë çdo vitë gjatë prodhimit të qepës.

Kujtim Plangaj ka ndërtuar një magazinë për grumbullimin e qepës, por as kjo nuk mund të jetë një zgjidhje për fermerët.