Kjo është gjendja e kanaleve vaditëse të cilët kanë shterruar nga thatësira

Kanali në këtë stinë zakonisht ka qënë i mbushur me ujë ndërsa sic shikohet në pamje në këtë kanal kanë dalë në sipërfaqe të tij vetëm mbeturinat

Ky është fakt se si kjo zonë si shumë të tjera në Shkodër po përballet me mungesën e ujit nga thatësira. Ndërkohë amortizimi i rrugës dhe mbushja me ujë e saj në kohë me shi e bën gati të pakalueshme lëvizjen për banorët.

Rruga është totalisht e amortizuar në të gjithë gjatësinë e saj , ndaj banorët janë angazhuar vetë në mënyrë vullnetare që të mbyllin disa gropa me zhavor.

Kjo rrugë prej vitesh nuk njeh asnjë investim, teksa pluhuri në verë dhe gropat e ujit në dimër janë sinonim i saj. Banorët i bëjnë apel organeve kompetente të merret me zgjidhjen e problemeve të tyre.

 

Premtimet per nderhyrje dhe zgjidhjen e problemeve te kesaj zone, kane qene kryefjale per banoret e Fshatit të Ri, por deri me sot asgje nuk ka ndryshuar.

 

Artikulli paraprakNAFTA 185 LEK, 97 LEKË I PAGUAJMË TAKSË SHTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MJETI I RËNDË AKSIDENTON PEDALUESEN