Fshati i Ri në njësinë administrative Postribë në Shkodër prej më shumë se 25 vitesh vuan nga mungesa e ujit të pijshëm.

Një problem i tillë e ka vështirësuar shumë jetesën e këtyre familjeve. Në disa banesa ku kanë të vendosur puse, banorët arrijnë të sigurojnë një sasi të vogël uji por nuk mund të konsumohet për shkak se shumë afër është një kanal i mbushur me mbetje e cila është totalisht e pakonsumueshme për shkak se kanali i ndodhur në afërsi është i mbuluar nga mbetjet.

Banorët në këtë lagje u bëjnë thirrje institucioneve përgjgjëse që t’i kushtojnë më shumë rëndësi ndërtimit të një sistemi ujësjellësi i cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pishëm në këtë zonë.

Ky problem vijon të jetë prezent në këtë fshat të Postribës prej kohësh, pavarësisht shqetësimit të ngritur herë pas herë nga banorët deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë një zgjidhje.