Administratori i njësisë Postribë i ka dhënë përgjigje banorëve të fshatit Myselim lidhur me protestën e tyre për punimet që po bëhen tek rezervauri i Shtodrit. Administratori Shabaj thotë se është një tender i fituar në Ministrinë e Bujqësisë nga një firmë për rehabilitimin jo vetëm të rezervuarit por edhe kanaleve kulluese në një gjatësi prej 13 kilometër.

Administratori Shabaj shprehet se banorët kanë të drejtë në protestën e tyre sepse nuk kanë qenë të informuar ndërsa thotë se nuk ka dijeni se rezervauri pas këtij investimi mund t’i kalojë ndonjë private dhe nëse ndodh atëherë Shabaj do të jetë në mbështetje të banorëve.

Në rezervarin e Shtodrit do të ketë një rrethim të pjesësshëm shprehet administratori Shabaj ndërsa shton se ky investim është i vonuar sepse ai rezervuar është i dyti në Shqipëri dhe një objekt i rëndësisë së veçantë.

Dy ditë më parë banorërt e fshatit Myselim protestuan pasi nuk kishin dijeni se çfarë investimi po bëhej tek rezervuari në fshatin e tyre ndërsa kishin dyshime se pas këtij projekti mund t’i kalojë privatit gjë për të cilën nuk janë dakord sepse aty kanë tokat e të parëve dhe është një zonë që e shfrytëzojnë.

Artikulli paraprakDËSHTON KONFERENCA NDËRQEVERITARE PËR MAQEDONINË E VERIUT, BULLGARIA KËRCËNON ME VETO
Artikulli tjetërSHKODËR, GJOBË KUSH NUK MBAN MASKË