Shqipëria do të përballet sonte me Francën në një prej ndeshjeve më të rëndësishme për kualifikueset e kampionatit Europian Euro 2020. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj kampionëve të botës duke provuar që të bëjnë më të mirën e tyre edhe pse kanë përballë ekipin kampion të botës. Trajneri i kombëtares kuqezi Edi Reja ka kërkuar nga lojtarët e tij që në fushën e lojës të kthehen në luanë. Franca nuk do të ketë dy prej lojtarëve më të mirë

Mbappe dhe Pogba por përsëri është një ekip i frikshëm për kuqezinjtë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Saint Denis” të Parisit. Shqipëria do të luaj me skemën 3-5-2 ndërsa tashmë është zbuluar edhe formacioni. Në portë do të jetë Strakosha për të vijuar me Ismajlin, Mavraj, Gjimshitim Hysaj dhe Binaku dhe në mesfushë surprizë mund të cilësohet

Bare ndërsa do jenë edhe Ramadani dhe Abrashi dhe në sulm shkodrani Balaj dhe Uzuni. Trajneri Reja thotë se skuadra e tij s’duhet të bëjë asnjë gabim..

“Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim, të mos lëmë hapësira. Franca ka lojtarë shumë të mirë që shfrytëzojnë hapësirat dhe kanë një kundërsulm të shpejtë. Duhet të kemi shumë kujdes nga Griezmann dhe këtë herë dua të kem 11 luanë në fushë dhe shumë të motivuar”.

Kapiteni Mërgim Mavraj para ndeshjes me Francës u shpreh se lojtarët duhet të kenë shumë vetëbesim.

Franca ka fituar 5 nga 7 ndeshjet e luajtura me Shqipërinë dhe natyrshëm që është favorite edhe në këtë përballje. Francezët janë të parë në grupin H me 9 pikë duke kryesuar bashkë me Turqinë dhe Islandën. Takimi Francë-Shqipëri do të jetë sonte në orën 20:45 ndërsa kuqezinjtë do të tentojnë të surprizojnë gjelat të paktën me një barazim.

Artikulli paraprakLARGOHET I RIU PALUSHANI: TEK VLLAZNIA S’KA MERITOKRACI
Artikulli tjetërLEZHË, ENDE MISTER ZHDUKJA E BIZNESMENIT TURK