Ndeshja Shqipëri-Turqi ka shtuar lëvizjen në qytetin e Shkodrës. Kudo rrugët janë mbushur nga flamuj kuq e zi dhe simbolet të tjera duke i dhënë një tjetër ngjyrë qytetit. Në rrugën e cila të çon tek stadiumi “Loro Boriçi” gjenden disa tifozë të veçantë. Fëmijët e kopshteve kanë dalë në mbështetje të kombëtares.

Në orët e paradites numri i tifozëve nuk është edhe aq i madh në lëvizje. Megjithatë disa prej tyre kërkojnë fitoren.

Ka edhe nga ata tifozë të cilët janë pesimistë nisur nga rezultat e dobëta të kombëtares shqiptare në ndeshjet e fundit por edhe problemet e trajnerit Panuçi me disa prej lojtarëve.

Në rrugët kryesore që të lidhin me stadiumin policia ka bllokuar hyrjen duke mos lejuar kalimin e mjeteve por vetëm të këmbësorëve. Po ashtu pak orë para ndeshjes edhe akse të tjera do të bllokohen ndërsa janë përcaktuar vendet e parkimeve në periferi të qytetit.

Deri një ditë para ndeshjes numërohen rreth 8 mijë bileta të shitura ndërsa në sportelin e stadiumit ka një interesim pak orë para ndeshjes edhe pse jo aq i madh sa mund të pritej.

Artikulli paraprakPANUÇI: FITOJMË ME NJË GOL, NA MJAFTON
Artikulli tjetërADEMI: KEMI RRITUR INVESTIMET NË UJËSJELLËSA