AKSIDENTOI PËR VDEKJE MOTOÇIKLISTIN .Nje dite pas aksidentit te ndodhur pasditen e se henes ne afersi te merkates se Rusit, ku si pasoje e perplasjes se nje makine me motorcikleten, mbeti I vdekur drejtuesi I motorcikletes, policia njofton per arrestimin e menjehershem te drejtuesit te makines.

Keshtu, sipas Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder, me date 8 shtator 2014  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit AM, 20 vjec, banues në Shkodër, sepse në vendin e quajtur “Rus”, në Lagjjen “Partizani” te qytetit Shkodër, duke drejtuar automjetin Tip Benz me targa AA 824 AA, ka aksidentuar për vdekje shtetasin S. K., 55 vjec, i cili po udhëtonte me një motorçikletë.

ZHAVORI I DRINIT, PROCEDOHEN 2 PERSONA
TRANSPORTONIN 10M3 PA DOKUMENTACIONIN PËRKATËS
Me datën 8 shtator 2014,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve GM, 40 vjeç, banues në Vrakë të rrethit Malësi e Madhe dhe ES., 61 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër. Procedimindaj tyre filloi pasi të dy këto shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin në vendin e quajtur “Zalli i Drinit”, tek Harku i Bërdicës, janë kapur nga shërbimet e policisë duke transportuar me kamionin e tyre me targa SH 8891 E,  një sasi prej 10 m kub zhavor pa patur dokumentacionin përkatës për shfrytëzimin e zallit  të Lumit Drin. 

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/q2xHpaWFKMo?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]