Tre femra nga Tirana kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi tentuan të vidhnin një minimarket.

Të arrestuarit – Policia njofton se të arrestuarit janë shtetasit: A.M, 28 vjeçe; A.B, 41 vjeçe; Z.S, 55 vjeçe, të treja banuese në Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetaseve u bë pasi kanë hyrë si kliente në një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme. Pas njoftimit nga pronari i minimarketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre”- njofton policia.

Sekuestrimi – Në cilësinë e provës materiele u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.