Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Sanremo, pasi u kap me një sasi prej 30 kg drogë hashash dhe një kilogramë kokainë.

Mediat italiane raportojnë se kanë qenë fqinjët të cilët kanë vënë re lëvizje të dyshimta në shtëpinë e tij.

30-vjeçari shqiptar punonte në një kompani ndërtimi, ndërsa natën si tregtar droge.Sasia e drogës u zbulua pas kontrollit në banesë. Përveç lëndës narkotike policia i gjeti edhe një thikë që përdorej për prerjen e marijuanës.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua me akuzën e trafikut të drogës.