Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia lokale italiane në Rubicone.
I pastrehë dhe pa leje qëndrimi në Itali, shqiptar u arrestua në flagrancë teksa po shkëmbente kokainën me një klient.

Prej 6 shtatorit, ai jetonte në një apartament të vogël në Via Mura, në qendrën historike të Savignano sul Rubicone. Lëvizjet e shpeshta të tij gjatë orëve të natës ishin vënë re nga policia lokale, e cila e kishte vënë nën vëzhgim, ndihmuar edhe nga banorët lokalë.

Kështu, të shtunën në mbrëmje, agjentët vendosën të kryenin operacionin e arrestimit. 38-vjeçari u takua me një djalë duke i dhënë 1 gram kokainë. Oficerët ndërhynë menjëherë duke e prangosur.

Në banesë u gjetën edhe 6 gram kokainë, e ndarë në doza dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Gjithashtu u gjetën 20 gram marihuanë dhe disa qindra euro.

Burri jetonte në banesë me një vajzë lokale. Mediat vendase shkruajnë se ai i ofronte vajzës kokainë në këmbim të shërbimeve seksuale. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burg në Forli.

Bazuar në atë që është vërejtur nga agjentët, besohet se banesa ishte një burim i rëndësishëm i furnizimit me kokainë për “piacën” e Savignanese.