Dy shqiptarë, të moshës 23 dhe 28 vjeç, të identifikuar, respektivisht si A. B. dhe N. S.j janë arrestuar në Itali për grabitje dhe vjedhje banesash në bashkëpunim.

Sipas mediave italiane, mësohet se të enjten e kaluar, disa patrulla policie janë vendosur pranë një banese ku dyshohej se dy shqiptarët kishin bazën e tyre, në Forli. Ndërkohë, dy të dyshuarit ishin të impenjuar në disa vjedhje banesash.

Teksa u kthyen në vendin që përdornin si bazë, efektivët ndërhynë për të ndaluar shqiptarët. Raportohet se ata bënë rezistencë duke goditur me grushte e shqelma agjentët, në përpjekje për tu arratisur.

Gjatë kontrollit, dy shqiptarëve iu gjetën bizhuteri të shumta, të dyshuara nga marra nga dy vjedhje të kryera nga ata disa orë më parë. Ndërsa nga kontrolli i banesës, karabinierët gjetën para dhe bizhuteri me një vlerë rreth 10 mijë euro.

Në makinën që përdorej nga shqiptarët u gjetën objekte që përdoreshin për vjedhje.

Nga verifikimet e mëtejshme, karabinierët zbuluan se ndaj njërit prej të arrestuarve rëndonin dy urdhër-arreste evropiane, njëri i lëshuar nga Spanja dhe tjetri nga Greqia.

Ai është akuzuar për posedim armësh luftarake dhe tentativë vrasje. Një zyrtar nga karabinierët e Meldolas, konfirmoi se ky është edhe me precedentë edhe në Shqipëri.

Artikulli paraprak90-VJETORI I LINDJES SË REGJISORES, XHANFISE KEKO
Artikulli tjetërGRABITJA E DHUNIMI I ÇIFTIT, ARRESTOHET NË SHKODËR AUTORI