Dy raste të veçanta mashtrimi në Tiranë, kanë përfunduar në duart e Policisë.

Ndërsa për rastin e parë, burri u ekstradua nga Italia, pasi ishte dënuar për “Mashtrim”, në rastin e dytë është një grua, të cilës, materialet ju referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18. 10. 2018, u ndalua shtetasi në kërkim i deportuar nga Italia, R. K., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 18. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.