Një 62 vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi mbante në banesë armë dhe lëndë plasëse.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan Shaban Tufën pasi ndaj tij kishte informacione se se në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik;
• një armë zjarri pushkë;
• një kallëp lënde plasëse (tritol);
• 390 fishekë model 56 , 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;
• 5 krehera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 /2 /3 të Kodit Penal.