Një biznesmen është prangosur nga Policia e Fierit, pasi që prej dy vjetësh, mashtroi një fermer, të cilit i kishte marrë disa ngarkesa me fruta-perime, por nuk e kishte paguar.

Njoftimi i Policisë së Fierit, Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar
Më datë 03. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B. S., vjeç 40, banues në Fier, administrator i një shoqërie, pasi dyshohet se prej vitit 2016, me anë të mashtrimit,

i ka marrë dhe eksportuar jashtë shtetit disa ngarkesa me fruta e perime shtetasit M. H., vjeç 51, banues në Roskovec, të cilit nuk i ka paguar detyrimin financiar. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMASHTRIM 135 MIJË EURO ME SHITJEN E APARTAMENTEVE, ARRESTOHEN DY NDËRTUES NË TIRANË
Artikulli tjetërPLAGOSET ME THIKE NJE 55 VJEÇAR