Policia italiane në Mascalucia ka gjetur pas një kontrolli të imtësishëm, një sasi droge që një çift shqiptaro-italian fshihte në shtëpi.

Policia raporton se në pranga ka rënë 35-vjeçari E. M si dhe bashkëjetuesja e tij, një 30 vjeçare me origjinë nga Catania, e quajtur Maria.

Autoritetet janë habitur kur e kanë gjetur drogën e fshehur nga çifti i trafikantëve në qeset e plehrave, mes mbeturinave.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, u zbulua rreth 1 kg marihuanë, rreth 10 gram kokainë e ndarë në doza, nga të cilat 7 u zbuluan në çantën e gruas.

Shqiptari shkoi në burg ndërsa gruaja e tij do të qëndrojë në shtëpi nën arrest shtëpiak.