Shqiptari i arrestuar për grabitje, një ditë më parë nga policia italiane në qytetin e Bolonjës, është vetëm 17 vjeç.

Minoreni shqiptar u arrestua në flagrancë në orët e vona të natës, ndërsa po tentonte të zbriste nga tarraca e një ndërtese ku sapo kishte kryer grabitjen.

Në çantën e tij u gjetën objektet e vjedhura me një vlerë prej 2 mijë euro.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit për praninë e dy personave të dyshuar në tarracën e një pallati.

Në momentin e mbërritjes së policisë njëri prej dy grabitësve ka mundur të largohet në drejtim të paditur, ndërsa 17-vjeçari shqiptar është vënë nën pranga.

Minoreni shqiptar është shoqëruar në institutin e edukimit për minorenët në qytetin e Bolonjës.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË I BURGOSURI 35-VJEÇAR
Artikulli tjetërZJARR NË NJË APARTAMENT, ALARMOHEN BANORËT