Interpol Roma ka arrestuar një të ri shqiptar, të dënuar nga Gjykata e Tiranës për trafikim të qenieve njerëzore.

Siç raportojnë mediat italiane, i riu 28-vjeçar emri i të cilit ende nuk bëhet publik akuzohet për shfrytëzim të fëmijëve nga Shqipëria në Itali.

Shërbimet e Interpolit, kanë bërë të mundur identifikimin e më pas arrestimin e shqiptarit.
Shqiptari u kap në Lunano dhe pritet të ekstradohet me kërkesë të autoriteteve shqiptare, ku pritet të dënohet deri në 15 vite burg.