Arrestohet nga Policia në Milano, një 44-vjeçar nga Shqipëri. Arrestimi i tij u bë pas një sulmi tjetër ndaj gruas së tij, duke e ofenduar dhe goditur fizikisht nën sytë e djalit 13-vjeçar.

Ka qenë një 55-vjeçare italiane, e cila ka lajmëruar policinë rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të së mërkurës duke deklaruar se ajo po rrihej nga bashkëshorti në banesën e tyre në “Piazza Insubria”, në zonën e Calvairate.

Policia ndërhyri menjëherë duke gjetur gruan me plagë të shumta dhe me çarje në buzë si dhe djalin e saj, por jo burrin.Gruaja raportoi se dhuna përsëritet për vite me radhë.

“Grushte dhe kërcënime me vdekje nën efektin e kokainës”, i tha ajo policisë.
Shqiptari ishte arrestuar në vitin 2008. Ajo e kishte paditur për dhunë në vitin 2014, në vitin 2015, në vitin 2016 dhe herën e fundit tetorin e kaluar.

Pavarësisht se nuk u gjet në mëngjes, ishte telefonata e djalit 13-vjeçar në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë dhe duke shpjeguar se babai i tij ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar të rrihte sërish nënën e 13-vjeçarit.

Gjithmonë përpara fëmijës dhe aspak i frikësuar nga prania e policisë, shqiptari ka vazhduar të fyej gruan derisa u arrestua.

Artikulli paraprakZJARR NË SHKURRE E DRURE, FLAKËT KËRCËNOJNË BANESAT
Artikulli tjetër52 GREKË “NON GRATA”, ATHINA: SHQIPËRIA TË LARGOHET NGA VEPRIMET QË RËNDOJNË MARRËDHËNIET