Prangosja e ish-futbollistit, shiste kokainë dhe kishte prostituta

Një ditë më parë u vu në pranga në Durrës një 38-vjeçar i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarje kokaine në këtë qytet, kryesisht në zonën e Plazhit. Bëhet fjalë për Hektor Psathan, i njohur ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm”, pikërisht për shkak të aktivitetit të tij të jashtëligjshëm, që frikësonte jo pak njerëzit që e njihnin. Por Psatha nuk është një emër i panjohur për durrsakët. Ai ka qenë futbollist i Kombëtares. Bëhet fjalë për futbollin e sallës, pasi ka qenë lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë. Psatha madje ka marrë pjesë në dy kampionate botërore. Ai u arrestua dje pas një hetimi 6-mujor dhe vëzhgimi të gjatë, ku sipas policisë është vërtetuar se shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit. Për më tepër Psatha rezulton person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Gjatë operacionit të arrestimit të koduar “Postieri”, që u bë pikërisht në ditëlindjen e tij 38-vjeçarit iu gjet edhe një sasi lënde narkotike. Psatha punonte edhe si fatorino në urbanë të zonës së Plazhit për të fshehur aktivitetin kriminal.

Artikulli paraprakPRANGA ÇIFTIT SHQIPTAR, BURRI I ARRATISUR PREJ 9-VITESH
Artikulli tjetërGRABITJA E NJË ARGJENDARIE, SHQIPTARI NË KËRKIM NË GJITHË EUROPËN