Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëhkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër kanë pranuar mandatin e deputetit.

Ata kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qëndror Zgjdedhor ditën e sotme.

Me dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit, hidhet hapi kryesor i pranimit të mandatit që hoqën dorë deputetët e partisë së tij.

Pas verifikimit të formularit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, KQZ do t’i japë mandatin e deputetit për të bërë më tej betimin në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ditën e sotme tre deputetë të tjerë në radhët e LSI-së u betuan në seancën plenare të Kuvendit.

Bashkë me tre deputetët që dorëzuan sot formularin e vetëdeklarimit shkon në 99 numri i deputetëvë
-79 deputetë të maxhorancës
-tre deputetë të opozitës që nuk dogjën mandatin Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Lefter Koka

-14 deputetë të rinj janë betuar në tre seancat e fundit
-Tre kandidatë dorëzuan sot formularin e vetëdeklarimit, Ambra Borova, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi.