Ndonëse një pjesë e madhe e vendit dje u përfshi nga reshjet e shtiu, dita e sotme paraqitet me mot disi më të qëndrueshëm.

Sipas parashikimit të Meteoalb, orët e para të së mërkurës do jenë me kthjellime dhe vranësira por duke iu afruar mesditës dhe në vijim moti do të jetë kryesisht me kthjellime.

Ndërkohë, dita e enjte dhe në vijim sjellin kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri duke rrezikuar shira të izoluar.

Pavarësisht kthjellimeve, temperaturat e ajrit mbeten të larta. Sipas zonave, mëngjeset do të luhaten nga 10 në 19°C,

ndërsa orët e mesditës sjellin vlera termike mbi 27°C, por pjesa e dytë e javës sjell temperatura maksimale mbi 29°C. Kujtojmë se dje nga reshjet e shiut pati përmbytje në Vlorë dhe Durrës.