Askush nuk është imun ndaj çrregullimeve apo sëmundjeve të shëndetit mendor. Në vendin tonë shënohen statistika të larta të personave që kanë kërkuar shërbim shëndetësor.

Mjeku Gjon Preci thotë se probleme të këtij spektri probleme të këtij spektri shfaqen tek të gjithë ata që përjetojnë stres.

Preci thotë se cdo dite kryhen nga 30 deri në 40 vizita ambulatore pranë qëndrës komunitare të shëndetit mendor në Shkodër.

Rritja e shërbimeve nga qendra komunitare e shëndetit mendor ka eleminuar ndjeshëm shtrimet e kësaj kategorie pranë spitalit psikiatrik.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë emigrimi dhe perdorimi i substancave narkotike , rënditen si shkaqet kryesore te depresionit dhe crregullimeve psiqike tek te rinjte.

Në raportin e kësaj organizate mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore. Ka njerëz që fatkeqësisht përjetojnë abuzim ose dhunë, të cilat rrisin stresin dhe mundësinë e zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE